Meta: Nga djali i atij që firmosi varjen e poetit Havzi Nela, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në takimet elektorale.

Ndër të tjera Meta ju bën thirrje “patronazhistëve” të cilët prej ditësh janë kthyer në qendër të vëmendjes të mos dëgjojnë fjalë e kryeministrit Rama ,pasi thekson se regjimi i fuksave ka mbaruar.

Po ashtu presidenti bën thirrje që qytetarët me vendosmëri t’i drejtohen kutive të votimit më 25 prill, ndërsa shton se referendumi për rivendosjen e demokracisë do triumfojë shumë bindshëm.

Statusi i Metës:

Të dashur “patronazhistë”,

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!

Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

Share This Article