Meta: Një opozitë me probleme është një problem për të gjithë vendin

albnews
By
1 Min Read

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, presidenti Meta tha se është fakt që opozita ka një problem me legjitimitetin e lidershipit, pasi ky lidership nuk mbaj përgjegjësi.

Ai theksoi se PD e ka për detyrë që ta zgjidhë në mënyrën më demokratike e bashkëpunuese këtë situatë, si një aset kombëtar.

Meta: Është fakt që opozita ka një problem me legjitimitetin e lidershipit, pasi ky lidership nuk mbaj përgjegjësi. Gjithmonë do të shpikë një fajtor. Vetë e ka pranuar Basha se ka një dualizëm në drejtimin e PD-së. Nuk e di se sa e vërtetë dhe reale është kjo sepse nuk kam qenë pjesë e forumeve të tyre. Mendoj se PD-ja si një aset i rëndësishëm kombëtar, si një parti që mbron interesin kombëtar dhe parti e lirisë, ka për detyrë që ta zgjidhë në mënyrën më demokratike e bashkëpunuese këtë situatë.

Ndoqa propozimin e Edi Palokës, një ndër figurat më të njohur atë PD-së dhe kreu i Këshillit Kombëtar, që bëri një thirrje për të gjetur një rrugë e zgjidhje demokratike. Një opozitë me probleme është një problem për të gjithë vendin, sepse opozita ka për detyrë që të mbrojë qytetarët nga qeveria.

Share This Article