Meta nuk dekreton kontratën PPP për Milot-Balldren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin për kontratën Partneritet Publik-Privat për ndërtimin e autostradës Milot-Balldren. Meta ka vendosur që ligjin ta rikthej për shqyrtim në Parlament.

Në njoftimin e Presidencës thuhet: “Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren.”

Milot-Balldren do të ketë një kosto ndërtimi prej 140 milionë euro. Ndërsa duke përfshirë mirëmbajtjen për 8 vjet dhe interesat që qeveria do i paguajë kompanisë koncesionare ANK, kostoja arrin në 213.7 milionë euro pa përfshirë tvsh-në./TCh/

Share This Article