Gjatë një tryeze me gratë dhe vajzat e Partisë së Lirisë, Kryetari Ilir Meta me ironi u shpreh se pas konventës së 27 prillit kjo forcë politike do të spastrohet. Ish-presidenti doli gjithashtu në krah të deputetes Erisa Xhixho, ku dhe akuzoi se persona brenda partisë e kanë sulmuar atë.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk i ndali ironitë dhe akuzat gjatë një tryeze për fuqizimin e grave dhe vajzave.
Përpara anëtareve femra të Partisë së Lirisë, thumboi persona të cilët, sipas tij kanë përfituar nga ajo forcë politike.
Paralajmëroi se për ta nuk do të ketë më vend në Partinë e Lirisë.
Ish-presidenti, doli gjithashtu në krah të deputetes Erisa Xhixho, ku dhe akuzoi se persona brenda partisë e kanë sulmuar atë.
Në fjalën e tij, kryetari i PL u shpreh se konventa e 27 prillit është shumë e rëndësishme, pasi shumica e të ftuarave dhe gjysma e pjesëmarrëseve do të jenë gra e vajza.
Theksoi se pa ndihmën e tyre nuk ndalohet dot shfarosja e Shqipërisë dhe zhbërja e identitetit tonë kombëtar.