Meta: Nuk më duan president ata që synuan ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe “Ballkanin e Hapur”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se atë nuk e duan në këtë pozitë ata të cilët ishin për lëvizjen e kufijve të Kosovës.

“Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro “Ballkanit të Hapur””, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë”.

Ka qenë komisioni parlamentar për ligje që ka iniciuar shkarkimin e Metës nga pozita e presidentit dhe tani afat edhe disa javë që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim. 

Share This Article