ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 31 minutes ago
Epping, abuzuesi seksual migrant do të deportohet ‘këtë javë’ – Lammy 5 hours ago
Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime 9 hours ago
Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime 9 hours ago
Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta: Nuk u zgjodha President nga LSI por nga Edi Rama

albnews by albnews
22 February, 2021
in Albania
0
Rama: Me Metën ulem për çdo temë, përveçse caktimit të datës së zgjedhjeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Ilir Meta është rikthyer me takimet në Vlorë, por këtë herë duke ndalur dhe në konferencë për mediat. Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të Ramës ai thekson se në krye të shtetit është zgjedhur nga PS dhe jo nga LSI. teksa ka kujtuar se në luftë nga fshati i tij kanë zbritur tre çeta për të mbështetur partizanët në qytetin bregdetar.

“Lufta” politike mes presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare është zhvendosur nga Tirana në Vlorë.

RelatedPosts

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

Kreu i Shtetit është kujdesur që bashkëbisedimin me gazetarët ta bëjë pas orarit zyrtar të punës, ndërsa shpjegoi sepse ka zgjedhur një nga zonat elektorale të Edi Ramës, për t’ju përgjigjur Kreut të qeverisë.

Meta: Sa herë të shpifin nga Vlora për presidentin Ilir Meta unë nuk do të përtoj por do të vi këtu në Vlorë të jap përgjigje.

Madje Kreu i Shtetit i kujton Ramës edhe lidhjen historike të tij me zonën e Vlorës.

Meta: Unë vi nga një krahinë që si gjeografi është larg nga Vlora, ajo krahinë ka sjellë tre çeta në luftën e Vlorës në 1920 dhe një çetë e vetme ka qenë vetëm nga fshati ku kam lindur unë nga Çepani i Skraparit. 

Gjatë pasdites me diell në qytetin bregdetar, Ilir Meta kërkoi të hedhë poshtë akuzat e ish-aleatit të tij që Presidenti zhvillon takime të fshehta kundër qeverisë dhe në interes të LSI-së.

Meta: Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë. Pse përpiqen këta të krijojnë një mashtrim publik që Presidenti lëvizka natën dhe ardhka vetëm natën? Pse nga kush ka frikë Presidenti në Vlorë? Presidenti është i keq sepse mbron pronën e qytetarëve dhe të drejtat e tyre. Sepse Presidenti nuk mban anën e oligarkëve. Sa i takon çështjes që unë jam zgjedhur nga LSI, kjo është një gënjeshtër sepse unë jam zgjedhur vetë nga Edi Rama si President i Shqipërisë.

Për largimet e LSI-së drejt PS, Ilir Meta ka një këndvështrim tjetër nga ish-ministrat dhe të besuarit e tij.

Meta:Jam shumë i surprizuar nga fakti që LSI në Berat paska pasur më shumë anëtare se Partia Komuniste e Kinës.

Por Meta u kërkon partive politike që të bëjnë një fushatë elektorale me programe dhe në listat e tyre të kenë kandidatë  me integritet.

Meta: Të mos preken nga dekriminalizimi dhe si parti të mos bëhet strehë e atyre që pastron partia tjetër.

Presidenti apelon shqiptarët që me 25 prill t’i drejtohen kutive të votimit për t’i rikthyer dinjitetin vendit.

Meta: Me pasaporta, me karta, me shpata, me çdo gjë shqiptarët do të shkojnë të votojnë në 25 prill, kjo histori ka përfunduar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

27 October, 2025
Epping, abuzuesi seksual migrant do të deportohet ‘këtë javë’ – Lammy

Epping, abuzuesi seksual migrant do të deportohet ‘këtë javë’ – Lammy

27 October, 2025
Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime

26 October, 2025
Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime

Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime

26 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result