Meta: Opozita është provokuar për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita është provokuar disa herë që të largohet nga tryeza e Këshillit Politik. Qëndrimi vjen nga Presidenti Ilir Meta, i cili i ftuar në emisionin e Adi Krastës në syri tv, u shpreh se opozita nuk duhet të bie pre e provokimeve për ta larguar atë nga Këshilli Politik.

 “Opozita nuk duhet të provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik. Duhet të jetë e vendosur për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjë detyrën e saj ndaj vendit. Ka pasur dhe ka përpjekje për ta provokuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga tryeza dhe institucionet. Për fat të keq opozita ka rënë shpesh pre e këtyre provokimeve,” tha Meta, duke cituar mes të tjerash edhe djegien e mandateve dhe braktisjen e Kuvendit.

“Opozita duhet të jetë e vendosur për të mos marrë asnjë përgjegjësi për çdo situatë të paparashikueshme. Të gjitha kushtet e BE për nisjen e negociatave lidhen me suksesin e marrëveshjeve të këtij Këshilli Politik,” tha Meta.

Meta ka përsëritur qëndrimin e tij se maxhoranca nuk duhet të kalojë ndryshime kushtetuese e vetme.

“Së pari, unë edhe njëherë tjetër apeloj me këmbëngulje dhe shumë qetësi që të gjithë të bëjnë atë që u lejon Kushtetuta, atë që u lejon ligji dhe ua pranon ndërgjegjia. Ky është një parlament jashtë standardeve të Kushtetutës. Është një parlament me 122 deputetë, nga 140 që është kuorumi kushtetues.

Prandaj u krijua Këshilli Politik si një shpikje, që përmes frymës të bashkëpunimit të ecjes drejt vendosjes së legjitimitetit të Kuvendit të ardhshëm dhe qeverisjes së ardhshme,” tha Meta.

Share This Article