Për presidentin Ilir Meta Shqipëria ka pasur një mandat 4-vjeçar atipik, qysh nga zgjedhja e kryeprokurorit, deri te djegia e mandateve.
Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, ai tha se opozita dogji mandatet e qytetarëve që duhet t’i mbronte nga qeveria.
Meta shton se sot opozita nuk ka asnjë këshilltar në të gjithë Shqipërinë që ta mbrojë, jo një kryetar bashkie, por nuk ka një këshilltar që ta mbrojë, që të ngrejë një problem për një vendim.
Pyetje: Gjithsesi, Zoti President, mandati juaj ka qenë një mandat atipik.
Presidenti Meta: A ka qenë Shqipëria tipike në katër vitet që lamë pas? Më thoni? Kur Kushtetuta e thotë qartë, e bën me 140 vota, që Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me të paktën 84, se deri përpara dy vitesh ishte e qartë Kushtetuta që zgjidhej me 2/3-tat, e thoshte me 84, dhe Presidenti një javë para i lajmëron publikisht. Këtu ka qenë në konferencë shtypi me Presidentin e Malit të Zi, në atë kohë, në këtë sallë. Lajmëron dhe thotë që: Shikoni se javës tjetër mbaron mandati i Prokurorit të Përgjithshëm! Merrni masa ta zgjidhni në përputhje me Kushtetutën, bëni propozime, jepni alternativa që kjo çështje të zgjidhet! Dhe pastaj shkon siç shkoi! Çfarë të bëjë Presidenti?!
Meta e cilëson si një çështje me të cilin nuk merret fare ai lidhur me shkarkimin e nisur nga mazhoranca, duke thënë se nuk ekziston si çështje në axhëndën e tij.
Ai tha se jo gjykata Kushtetuese, por edhe gjithë bota e ka pasur të pamundur përpara 25 prillit të shkarkonte Presidentin e Republikës.
Sipas tij, një nga qëllimet e atyre që nxitën djegien e mandateve, që nxitën lojërat për zgjedhjet vendore dhe gjithë ato kriza që u krijuan në Shqipëri, tani po kuptohet qartë si u krijuan dhe kush i krijoi.https://www.youtube.com/embed/SjJeg8WgGkg
Pyetje: Po kjo Gjykatë Kushtetuese pritet gjithashtu të vendosë edhe për kushtetutshmërinë e vendimit të Parlamentit të kaluar për shkarkimin tuaj. Çfarë do të bëjë Presidenti Ilir Meta në rast të një vendimi për shkarkim?
Presidenti Meta: Presidenti nuk merret fare me këtë çështje. Me këtë çështje merret vetëm Këshilltari Juridik i Presidentit të Republikës. Kemi disa këshilltarë, por Këshilltari kryesor zoti Bledar Dervishi. Kjo është një çështje që nuk ekziston fare në axhendën e Presidentit të Republikës Ilir Meta! Nuk ekziston fare një çështje e tillë!