Meta: Për 71% të punonjësve të administratës publike s’do ketë rritje page

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një foto-postimi në rrjetet sociale tregon krizën financiare që ka prekur vendin edhe si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.

Sipas kreut të shtetit, për 71% të punonjësve të administratës publike nuk do të ketë rritje rroge.

“Për 71% të punonjësve të administratës publike NUK DO KETË RRITJE TË PAGËS. Niveli i tyre i jetesës do PËRKEQËSOHET për shkak të kostove shtesë nga COVID-19”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Ditë më parë, presidenti Meta rikthehu për rishqyrtim në Kuvend projektbuxhetin 2021.

Sipas tij, arsyeja madhore e marrjes së këtij vendimi është fakti që në këtë projektligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj.

Share This Article