Meta për deklaratën e Vuçiçit: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh për Kosovën”, deklaroi sot Presidenti Ilir Meta, ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve në konferencë për mediat në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë Vuçiç për Kosovën.

Ai theksoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh.

“Mendoj se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh çdo pretendimi të ngritur nga ata që u ka ngelur ora para 20 vitesh. Dhe të gjithë të mësohen të bashkëjetojnë me Kosovën. Shtet i pavarur jo vetëm në Serbi por dhe vende të tjera, por dhe në Shqipëri ata që nuk e kanë të qartë”, tha Meta.

Share This Article