Meta: Për një Shqipëri më të denjë, i bashkohem lutjeve të George Frendos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka qenë këtë të dielë i pranishëm në 50 vjetorin e shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social, Kreu i Shtetit ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Frendos në Shqipëri si dhe ka uruar që lutja e tij për një Shqipëri më të drejtë e më vëllazërore të dëgjohet.

“I nderuar të merrja pjesë sot në meshën e organizuar me rastin e 50-vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare, si dhe duke e falënderuar për gjithçka ai ka bërë për komunitetin katolik në vendin tonë, i uroj imzot Frendos edhe shumë vite të tjera në misionin e Tij hyjnor, në funksion të përhapjes së fjalëve të Zotit dhe mësimeve të shenjta. U bashkohem lutjeve të Tij për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë dhe më vëllazërore!”,shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook

Share This Article