Meta: Përherë mirënjohës SHBA-së dhe NATO-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishte ora 19:45 kur 24 marsin e dy dekadave më parë, avionët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e mbetura të ish- Federatës Jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi këtë si mundësinë e vetme për t’u dhënë fund tmerreve në Kosovë.

“Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm”, shkruan presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në Facebook, duke vlerësuar atë ndërhyrjen ushtarake si vendimi që i dha fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe parapriu Pavarësinë e Kosovës.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta./TCh/

Share This Article