Meta përshëndet vendimin e Hollandës për negociatat: Duhet të plotësohen kushtet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta, ka pë rshë ndetur vendimin e Holandë s, e cila ë shtë  shprehur pro negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që më parë të miratohet kuadri negociator. 

Në  një  postim që  ka bë rë  në  rrjetet sociale, i ka kujtuar qeverisë se deri në fund të procesit duhet të plotësohen të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

Postimi i plotë:

E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.

Holanda është shprehur pro negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që më parë të miratohet kuadri negociator. Parlamenti pritet të votojë nesër për çështjen, ndërsa në vlerësimet e qeverisë holandeze, Shqipëria ka bërë progres në fushën e së drejtës dhe sundimit të ligjit. Gjithësesi, në raport thuhet se Tirana zyrtare ka ende punë në këtë drejtim.

Share This Article