Meta: Pezë – do të thotë Shqipëria mbi të gjitha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar sot 78-vjetorin e Konferencës së Pezës.

“Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar”, është shprehur Meta.

“Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë”, ka nënvizuar Meta.

“Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë! O sot o kurrë”, ka përfunduar Meta.

Më 16 shtator të vitit 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Më vonë ky organizim mori emrin Fronti Nacional-Çlirimtar.

Share This Article