Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili sot feston 52-vjetorin e lindjes, poston një foto nga shtëpia ku erdhi në jetë.
Sipas Metës, shtëpia ku ai lindi më 24 mars 1969 është djegur dy herë nga pushtetuesit, ndërsa premton një rindërtim pas 25 prillit në nderim edhe të dhjetëra partizanëve të plagosur që janë strehuar në këtë banesë.
Ilir Meta:
Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969. Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.
Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë “Operacionit të Dimrit”.
MALET TONA MË TË LARTA!