Meta pret raportuesen e Parlamentit Evropian, Isabel Santos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim raportuesen e Parlamentit Evropian, Isabel Santos, të cilës i shprehu mirënjohjen për ndihmën që institucionet evropiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.

“Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cenon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian”, tha Meta.

Presidenti Meta u shpreh se “miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore””./ATSH/

Share This Article