Meta publikon videon e para shumë viteve të Ramës dhe e falenderon për fjalët e mira që ke thënë

albnews
By
1 Min Read

Vijojnë replikat në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas postimit në Twitter të Ramës, kreu i shtetit i përgjigjet me një postim në Facebook.

Teksa publikon një video të Ramës të para shumë viteve, Meta nuk kursen disa “këshilla” për ish-bashkëpunëtorin e tij.

Reagimi i Metës:

Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.

E di vetë ti!

Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!

Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!

Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.

https://www.facebook.com/watch/?v=667894634127126
Share This Article