Presidenti Ilir Meta doli në një deklaratë për mediat, pas Kongresit të Partisë Socialiste. Kreu i Shtetit ka kritikuar Kongresin e PS, duke thënë se sot u mblodh Kongresi nga Rama, që kryeministri të thotë se të gjithë duhet të shkojnë në burg, përveç meje.
“Që nga blerja e zgjedhjeve të 25 prillit, që nga afera e inceneratorëve dhe mosveprimi i institucioneve të drejtësisë me qëllim që kjo organizatë të blinte zgjedhjet pasi kishte kapur mediat të blinte votat.
Shohim që pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër. Kjo kërkohet të paraqitet si një sukses i madh i reformës në drejtësi. Ndërkohë koka e vërtetë e kësaj aferë dhe organizatë mblodhi sot një një Kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përvec meje”, tha Meta.
“Zogu i Tiranës lëshoi sot shpifje të ulëta ndaj Presidentit, me një fjalor banal, njësoj si një kone rrugësh që i lidhin kanaçe në qafë për të bërë zhurmë. Për fat të keq ai vazhdon të nxjerrë nga goja ato që i fusin. Hartim banal anti-President nga Zogu i Tiranës. Akuzat për bllokim të propozimeve për ambasadorët, një mashtrim ordiner. Zogu i Tiranës edhe në gjumë gënjen. Nuk kam bllokuar asnjë propozim zyrtar për emërim ambasadori. Faktet janë shkresat zyrtare”.