Meta: Rama të kërkojë falje publike, fjalor rrugaçërie ndaj Dumës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fushata denigruese e kryesocialistit Edi Rama ndaj kandidatëve të opozitës është dënuar ashpër nga Presidenti i Republikës.

 Ilir Meta e cilëson si të papranueshme fjalorin ndaj kandidates demokrate Grida Duma, dhe për këtë arsye i bën thirrje Kryeministrit që të kërkojë falje publike.

“Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit. I bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma,” ka shkruar Meta në Facebook.

Ndërkohë që Kreu i Shtetit u kërkon shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të reagojnë për gjuhën e përdorur nga kryeministri, pasi nuk ka pasur asnjë reagim.

Share This Article