Meta-Ramës: Mos më detyroni të hyj në fushatë, po mora edhe Doktorin, nuk ka spital që ju bën derman

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të respektojë Kodin Zgjedhor dhe të mos bëjë shkelje në fushatë.

Meta ka postuar një posterku janë Berisha, Meta, Kryemadhi dhe Basha, me shkrimin “këta nuk meritojnë asnjë shans”.

Meta madje ka shtuar që të mos e detyrojnë që të futet në garë vërtetë së bashku me doktor Berishën.

Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!” tha Meta.

Share This Article