Meta reagon për audiopërgjimin e Veliaj: Dënoj çdo shantazhim të atyre që duhet të zgjedhin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Menjëherë pas publikimit të audiopërgjimit ku FSHF thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj po bën presion ndaj Armand Dukës ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

I pyetur nga gazetarët, Kreu i Shtetit kërkoi që politika të rrijë larg nga futbolli edhe pse pranoi se ky nuk është precedenti i parë.

“Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, çdo ndërhyrje që synon shantazhimin ndaj atyre që duhet të zgjedhin bazuar mbi programet dhe alternativat e kandidatëve dhe kurrësesi nën presionet dhe shantazhet e qytetarëve.”

Presidenti iu përgjigj edhe ironisë së kryeministri Rama me popullin e 2 marsit duke thënë se ata që duan të përballen me të do ta kenë mundësinë shumë shpejt.

“Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt. Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 prill. Kështu që Meta as ka marrë dhe as do të marrë zgjedhje në asnjë garë politike deri në 24 korrik. Kemi bërë një premtim që pas 24 korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin sovranist të dy marsit. Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt”.

Deklaratat Meta i bëri pas homazheve te shtatorja e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali, ne bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, në përkujtim të 103 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Share This Article