ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC 1 hour ago
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 2 hours ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta reagon për sulmet kibernetike ndaj mediave online: Të mbështesim gazetarinë e lirë

albnews by albnews
28 January, 2022
in Albania
0
Meta i reagon Ramës: Koha e Teatrit të Kukullave përfundoi më 25 prill
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i shtetit Ilir Meta, në një konferencë për mediat, përsëriti edhe një herë qëndrimin e mbajtur më herët sa i përket sulmeve kibernetike që ndodhën së fundmi në disa media online.

Meta theksoi se është i detyruar që ta përsërisë edhe një herë qëndrimin e mbajtur nga ai në mbështetje të komunitetit të gazetarëve të pavarur, pas mosreflektimit sipas tij të qëllimshëm nga ana e disa mediave.

RelatedPosts

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Ndërsa i ftoi qytetarët që ta ndjekin më shumë në mediat sociale, Meta lexoi edhe një herë një status të bërë në llogarinë e tij në Facebook.

Solidarizohem me shqetësimin serioz të komunitetit të gazetarëve të pavarur, vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe dënoj me ashpërsi sulmet kibernetike dhe presionet e gjithëanshme ndaj disa mediave online kritike me Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Ky model i neveritshëm i dhunimit të lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias, që synon vendosjen e tyre nën kontroll nëpërmjet presionit, dhunës e shantazhit, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjeve dhe Konventave ku aderon vendi ynë, meriton nga drejtësia një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme ligjore.

Duke sjellë në vëmendje regresin vit pas viti të Shqipërisë në raport me lirinë e medias, pa garantimin e së cilës nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i ftoj organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve të mbështesin kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë, të cilët si gjithmonë do të më kenë në krah në përpjekjet e përbashkëta për demokratizimin dhe europianizimin e plotë të vendit.

Dhunimi në rritje i lirisë së mediave ka ndihmuar në rritjen dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Të gjithë të bashkohemi për lirinë e medias dhe të refuzojmë orkestruesit e dhunës dhe censurës!

Kujtojmë se pas publikimit të një audio-përgjimi të bërë gjatë një mbledhjeje të anëtarëve të Shoqatës Rajonale Tiranë të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, disa media online raportuan se kishin rënë pre e një sulmi kibernetik.

Ndërsa komentonte këtë zhvillim, kreu i shtetit u shpreh se dhunimi në rritje i lirisë së medias ka ndihmuar në rritje dramatike të korrupsionit dhe të kapjes së shtetit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

17 November, 2025
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result