• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Meta shkeli Kushtetutën dhe shpiku institucion

Meta shkeli Kushtetutën dhe shpiku institucion

by albnews
30 September, 2019
in Albania
0
3
VIEWS

“Komisioni i Venecias shprehet qartë, Ilir Meta shkeli Kushtetutën. Komisioni Hetimor për shkarkimi e Presidentit vazhdon procesin ligjor dhe do ta çojë deri në fund”, tha sot Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëherësh, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali e ftuar në një studio televizive.

Ministrja theksoi Presidenti duhet të mbajë fjalën i cili kishte deklaruar më parë se: në momentin që Komisioni i Venecias do gjejë një germë të shkeljes së Kushtetutës, do të largohem”.

Spiropali tha se “opozita, PD dhe LSI, kanë përdorur një sulm frontal jo vetëm për të krijuar kaos dhe duke përdor dhunë, por për të prishur sistemin kanë dalë nga parlamenti, kanë bojkotuar zgjedhjet, janë munduar të djegin qendrat e votimit, kanë mësyer parlamentin, Bulevardin, Kryeministrinë e me radhë, në një përpjekje të dëshpëruar për të hedhur në erë sistemin”.

Spiropali tha se Ilir Meta me anulimin e zgjedhjeve i hodhi benzinë zjarrit.

“Presidenti i Republikës jo vetëm që nuk u distancua nga kjo përpjekje antikushtetuese por i hodhi benzinë zjarrit duke anuluar së pari zgjedhjet, pastaj duke caktuar një datë tjetër. Menjëherë  pas anulimit të datës së zgjedhjes militantë të PD-së dhe LSI-së dogjën qendrat e votimit në Shkodër apo vende të tjera, kryesisht ku ata drejtonin përmes pushtetit lokal. Pra, u dha atyre një forcë dhunuese, një legjitimitet që më parë nuk e kishin. Presidenti Ilir Meta sigurisht që e bëri këtë më qëllim. Nuk është nga ato shkeljet që mund t’i bëjë se dikush ia ka afruar. Le të themi vendosja e një grade të gabuar apo vendosja e një titull nderi dikujt që se meriton, por është një veprim dhe një akt i qëllimshëm për t’u bërë palë dhe për të dëmtuar deri në fund shtetin shqiptar. Vetëm në këtë kontekst ne mund ta gjykojmë dhe të jeni të sigurt që Komisioni Hetimor, Parlamenti do ta gjykojë si të tillë”.

Në lidhje më kërkesën për opinionin e Venecias, Spiropali tha se ne iu drejtuam Komisionit të Venecias që ta dëgjojmë.

“Komisioni i Venecias ka renditur të gjitha shkeljet e presidenti, marrjen e kompetencave, tejkalimet e kompetencave të tij kushtetuese e me radhë. Komisioni i Venecias nuk është një organ politik, pavarësisht se është një organ absolutisht i besueshëm dhe raporti i tij vërtetoi atë që ne kemi diskutuar edhe në seancë. Komisioni i Venecias nuk thotë në asnjë germë që presidentit nuk duhet shkarkuar, në asnjë germë të këtij raporti. Komisioni i Venecias si një institucion kaq i besueshëm, thotë se është një vendim sovran që i takon Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Më tej, Spiropali shtoi se “ky gjykim mbi gravitetin e shkeljes së Presidentit, i takon Kuvendit se si ka vepruar në kontekstin politik dhe pikërisht ne këtë kemi bërë. Po të marrish raportin e Komisionit të Venecias që ne e kërkuam me ngulm për t’i dhënë edhe besueshmëri procesit. Ne nuk jemi as revanshist as triumfalistë, pra ne nuk jemi aty për të shkarkuar Presidentin. Ne jemi provokuar rëndë nga presidenti dhe Ilir Meta ka humbur çdo besueshmëri për të qenë president”.

Spiropali thekson se nuk ka as një dyshim se presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën.

Për sa i përket pikëpamjet së Kushtetutës midis shkeljes së Kushtetutës dhe tejkalim të kompetencave, Spiropali tha se “nga pikëpamja kushtetuese nuk ka asnjë dyshim se në këtë raport, që presidenti ka marrë kompetencat që nuk i takojnë, ka shkelur Kushtetutën. Presidenti i ka kaluar kompetencat e tij sepse ato renditen në bazë  të peshës edhe në raport”.

“Mund t’ju citoj çfarë ka thanë Raport i Venecias për kompetencat e presidentit dhe renditen, duke u shprehur se as nuk ekziston koncepti i aktit negativ, si anulimi i zgjedhjeve. Presidenti ka bërë një gjë të paprecedentë, ka shpikur një institucion në këtë vend dhe nuk e ka bërë për arsye të lehta apo të kapërdishme nga ne, por e ka bërë në një moment kur Shqipëria ishte në një pozicion shumë të disfavorshëm në raport me partnerët tanë përsa i përket besueshmërisë së shteti shqiptar. Pra ju kujtoj se bëhej fjalë nëse organizon dot ky shtet zgjedhje apo jo. Në këtë pike ishim. Pra, përfytyroni  një vend që të bëjë zgjedhje kur sulmohet nga banda të armatosura që  e quajnë veten opozitë jashtëparlamentare dhe presidenti në vend që të ruante  unitetin e popullit dhe të bënte thirrje për qetësi, presidenti zgjodhi anë e tij”, tha ajo.

Për sa i përket shkarkimi të presidenti pas opinionit të Komisionit të Venecias, Spiropali tha se ne do të vazhdojmë procesin ligjore duke matur e peshuar të gjitha paragrafët e raportit të Komisionit të Venecias, për t’u dhënë  atyre peshën e duhur, për të bërë analizën e duhur. Komisioni Hetimor do të bëjë patjetër punë dhe këtë proces ligjor do ta çojë deri në fund. Është shumë  e rëndësishme që ne e kemi marrë këtë raport është një akt serioz nga mazhoranca, pra, jo në një revansh të shpejt për të gjykuar presidenti, as po i bëjmë gjyq popullor. Ne po i bëjmë një proces të duhur ligjor edhe se shpesh është  shumë e vështirë të përmbahesh kur flitet për Presidentin e Republikës sepse ne vazhdimisht provokohemi. Jo vetëm deklaratat e zëdhënësit të presidenti, por dhe të vetë deklaratat e  Presidentit të Republikës kalojnë çdo etikë, çdo arsyetim politik. Janë shpesh personale, të egra, sulmon qeverinë, ministra, kryeministrin, rendin kushtetues etj…

“Ai pretendon se do të digjej Kuvendi, pastaj nuk jep sqarime se cilët ishin këta që donin ta digjnin Kuvendin. Dhe të tjera fyerje të pafundme që e kanë bërë krejtësisht të pabesueshme institucionin e presidentit, fatkeqësisht se e ka emrin Ilir Meta dhe është person politik. Bënë mirë të shkojë të bëjë atë punë dhe të mbajë  fjalën, kur ka deklaruar se ‘në momentin që Komisioni i Venecias do gjejë një germë në shkeljen e Kushtetuese unë do të largohem’. Ndërkohë në deklaratë pas raportit e ka quajtur trakt, është e turpshme. Dhe ka thanë se është një trakt i porositur! Kush e ka porositur? E kemi blerë ne Komisionin e Venecias, institucionin më të rëndësishëm përsa i përket arsyetimeve kushtetuese dhe ligjore. Kjo është qesharake dhe nuk mund të qëndrojë”, theksoi ajo./ASTH/ 

Previous Post

Thaçi: Macron ma konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

Next Post

Ia shpëtoi jetën në luftë, rikthehet në dasmën e Drenitit pas 20 viteve

albnews

albnews

Related Posts

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Next Post
Ia shpëtoi jetën në luftë, rikthehet në dasmën e Drenitit pas 20 viteve

Ia shpëtoi jetën në luftë, rikthehet në dasmën e Drenitit pas 20 viteve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4696 shares
    Share 1878 Tweet 1174
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2391 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM