Presidenti Ilir Meta i ka ftuar të gjithë t’i bashkohen thirrjes së Papa Fraçeskur për t’u lutur për paqen dhe popullin heroik të Ukrainës.
Meta shprehet se Ukraina sot më shumë se kurrë përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave evropiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarë botëror. Ai tha se është momenti për të forcuar demokracinë, respektin e të drejtave të njeriut dhe paqes kombëtarë e rajonale.
“Sot më 2 mars, ju ftoj t’i bashkohemi thirrjes së Papë Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë dhe për popullin heroik të Ukrainës që më shumë se kurrë, përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave europiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror.
Le të lutemi për paqe por të angazhuar fuqimisht për të forcuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të sovranitetit, të përkushtuar në zhvillimin e vendit, e duke shërbyer si promotorë të harmonisë dhe paqes kombëtare, rajonale e më gjerë, të palëkundur në krah të NATO-s dhe të vendosur në rrugën e integrimit europian.”, shkruan presidenti.