Meta: Shqipëria beson në angazhimin e Britanisë në Ballkan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjate vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot nga Sir Alan Duncan, ministër për Europën i Britanisë së Madhe.

“Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit, pasi vendi juaj ka nje rol kyç në këto dekada për forcimin e stabilitetit në Ballkan”, theksoi Presidenti Meta.

Ministri Duncan dhe Presidenti Meta ndanë qëndrime të njëjta mbi zhvillimet në rajon, progresin historik të Maqedonisë së Veriut si dhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, që të konkludojë në arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen europiane të gjithë rajonit.

Ministri Duncan e siguroi Presidentin Meta se Britania e Madhe do vijojë të jetë prezente në Shqipëri dhe në rajon me qëllim të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve në të ardhmen në nivele më të larta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply