Meta: Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë në krah të njëra-tjetrës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Nait Hasani me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik.

Presidenti Meta vlerësoi ecurinë dhe përpjekjet e deritanishme për fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, por që meritojnë të jenë edhe më të shkëlqyera.

“Një bisedë e ngrohtë me Ambasadorin e Kosovës, Nait Hasani, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik. Vlerësuam ecurinë dhe përpjekjet e deritanishme për fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, por që meritojnë të jenë edhe më të shkëlqyera”, tha Meta.

“Ndamë bindjen se ka ardhur koha të shohim të zbatuara dhe në veprim mbi 70 marrëveshjet e nënshkruara midis dy Qeverive, sepse mbi të gjitha këtë e kërkojnë qytetarët e vendeve tona”, u shpreh Meta.

“I përcolla falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë për autoritetet shtetërore të Kosovës, që përherë na janë gjendur pranë, të parat, në përballjen me katastrofat natyrore që kanë goditur Shqipërinë, siç ishte dhe ndihma e vyer e dhënë së fundmi për tejkalimin e situatës së vështirë të krijuar nga zjarret. Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë në krah të njëra-tjetrës”, theksoi Meta. 

Share This Article