Meta: Shqiptarët e Amerikës, të pa lumtur me krizën e vendit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka uruar Pavarësinë e SHBA-së nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas tij 4 korriku, është një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontribuon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t’i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Sipas  kreut të shtetit,  shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë ndaj bëjnë thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri.

Për të mbështetur këtë argument, Presidenti ka ndarë në Facebook një artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës.

“Mirëmëngjesi të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA!

Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontribuon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t’i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës”, shkruan Meta.

Share This Article