Nikolla deklaron se Kuvendi do të ndërhyjë menjëherë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit. Duke quajtur rastin tronditës të politikanit bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit, Nikolla deklaron se Kuvendi do të ndërhyjë menjëherë. Ajo falenderon Autoritetin e Dosjeve të cilët i kanë dërguar letër dhe kërkesë për ndërhyrje. Po ashtu, Nikolla tregoi se sot ka mbledhur kryetarët e grupeve parlamentare të cilët i ka informuar për identitetin e politikanit në fjalë. Po ashtu, ai tha se do të mbledhë Kuvendin në çdo kohë që këto forca politike do të kene nevojë.
‘Për rastin e një politikani, Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër drejt meje, ato kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Rasti është tronditës, kam thirrur sot kryetarët e grupeve parlamentarë, i kam informuar për letrën dhe për identitetin. Do e mbledh Kuvendin në cdo kohë që forcat politike do të kene nevojë. ‘- u shpreh Nikolla.