Meta: S’ka transparencë me vaksinat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një komunikim me gazetarët këtë të premte presidenti, Ilir Meta ka komentuar situatën pandemike në vendin tonë.

“Që nga fillimi i pandemisë nuk ka një plan të qartë për furnizimin e vendit me vaksina duke rrezikuar një katastrofë pandemike. Plane të ndryshueshme dhe jo transparente për vaksinën nuk mund të jenë alibi për qytetarët, e infektuar dhe për ato që po humbin jetën. Duhet të zbatohen vetëm kriteret e moshës së vendosura ndërkombetarisht dhe jo klasifikim klasash politike dhe autoritetesh për të marrë vaksina pasi kjo është diktaturë. Nuk mund të lihen me institucionet pa pajisjet e domosdoshme dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi. Nuk mund të lihen qytetarët të përballen me çmimet marramendëse të testeve dhe për kurën e sëmundjes.

Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Është koha për të rishikuar buxhetin e shëtit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe duke investuar në mënyrë konkrete tek përparësitë. Është për të ardhur keq që për një vit janë injoruar kërkesat e presidentit dhe këshillit të sigurisë, por janë injoruar çdo kërkesë dhe sugjerim duke i politizuar. Nuk mund të fajësohet qeveria për pandeminë, por disa standarte mund ti kishim në nivel me vendet e rajonit. Mbështetja më e madhe përveç shëndetësinë duhet të shkonte për bizneset që janë dëmtuar dhe jo në mbështetje të koncesioneve. Tunelet imagjinare presin por jo shëndeti i qytetëve”, ka thënë Meta.

Share This Article