Meta sulmon ish-stafin e tij: Më nxjernin në ca foto si 300 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së  Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij, në mbledhjen e Komitetit Drejtues.

Kjo e fundit u shpreh se imazhi i Metës po shkërmoqet, ndërsa ish-Presidenti u shpreh se “nepotizmi është përgjegjës për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë”

Ai vijoi duke treguar disa pamje dhe foto të shkrepura nga stafi që kujdesej për imazhin e tij, duke thënë se ish-kreun e shtetit “e kanë nxjerrë në disa kuadrate që të dukej si 300 vjeç”.

“Nepotizmi është përgjegjës për të dëmtuar imazhin e Ilir Metës që shqetësohet zonja në fjalë, e fusin në ca kuadrate që të duket si 300 vjeç. Shikoni personi që kujdesej për imazhin e Ilir Metës, lajmëro popullin i thashë në Facebook, shiko fotot që nxjerr ky, as Partia, artia e Lirisë shkruhet. Ka nxjerrë mikrofonat bosh, apo imazhin e Ilir Metës që duket si një njeri i lodhur”, u shpreh ai.

Share This Article