Meta takohet me kryeministrin e Vietnamit, kërkohet heqja e taksimit të dyfishtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria dhe Vietnami duhet të nënshkruajnë sa më parë marrëveshjen për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke. Diskutimi është realizuar nga presidenti Ilir Meta dhe kryeministri vietnamez, Nguyễn Xuân Phúc, të cilët ndodhen për vizitë në Tokio të Japonisë.

Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e veçanta tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit, si dhe shprehu vullnetin e gadishmërinë për forcimin e tyre, në kontekstin e ri të zhvillimeve të të dy vendeve dhe objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.

“Bashkëpunimi i ngushtë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, rritja e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, përmirësimi i kuadrit ligjor reciprok, janë të rëndësishme për një dinamikë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve”, – nënvizoi Presidenti Meta gjatë takimit me Kryeministrin e Vietnamit..

Kryeministri Nguyễn Xuân Phúc i konfirmoi Presidentit Meta ftesën zyrtare të Presidentit të Vietnamit për një vizitë shtetërore me qëllim gjallërimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Share This Article