Meta takohet me kryeministrin, Mostafa Kemal

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të vizitës zyrtare në Egjipt, presidenti Ilir Meta, u prit në takim të veçantë nga kryeministri i Egjiptit, Mostafa Kemal Madbouly.

Meta shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën në Egjipt, duke e quajtur dëshmi të vullnetit të përbashkët për një fillim të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Presidenti Meta dhe kryeministri Madbouly ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e mbledhjes së Komisionit të Përbashkët në një kohë sa më të afërt, si dhe për përfundimin e marrëveshjeve që do pasurojnë kuadrin ligjor dhe do të ndihmojnë  në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e kulturor.

Meta, nënvizoi gjithashtu, nevojën e bashkëpunimit në fushën e energjisë, të turizmit e të transporit ajror e detar.

Gjatë këtij takimi, presidenti Meta, e siguroi Kryeministrin Madbouly se, falë pozicionit gjeografik, Shqipëria mund të bëhet një portë hyrëse e sipërmarrjeve egjiptiane për rajonin e Ballkanit.

Nga ana e tij kryeministri Madbouly, vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit mes autoriteteve portuale, si dhe u shpreh se të dy vendet mund të bëjmë shumë për forcimin e rolit të tyre në rajonet respektive. Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit për adresimin e sfidave të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply