Meta takon Grubin: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do forcojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim vëllazëror zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Lajmi bëhet i ditur nga Presidenti Meta, i cili shprehet se u njoh prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.

“Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të. Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit”, tha Meta. 

Share This Article