Meta takon lideren e opozitës bjelloruse: Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të Bjellorisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me lideren e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Meta thekson se lirimi i të të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya.

I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.

Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.

Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!

Share This Article