Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar nobelisten e Paqes Aung San Suu Kyi.
“Ishte kënaqësi të takoja sot nobelisten e Paqes, të mirënjohurën Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”, shprehet Presidenti Meta.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Tokio, me ftesë të Perandorit të Japonisë, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij, Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito./ATSH/