Meta thërret OSBE-në të ndihmojë për zgjidhjen e krizës në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Meta nga Durrësi sulmoi edhe njëherë shumicën, ndërsa kritikoi edhe opozitën.

Presidenti Meta nga Durrësi sulmoi edhe njëherë shumicën, ndërsa kritikoi edhe opozitën. “Besoj që jam shprehur qartë. Na shqetëson shumë ky teatri i madh politik, që kërcënon që Shqipërinë të thërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në tetor. Prandaj u bëj thirrje që t’i japin fund dhe të marrin masa për zgjedhjet vendore në 13 tetor. Qytetarët kanë nevojë të kenë qetësi dhe zgjedhje legjitime. Nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate.

Sot kemi një parlament që nuk jep llogari para askujt, një shumicë që kontrollon gjithçka, një situatë kaotike në të gjitha drejtimet, përgjegjësi e të gjitha palëve, asnjë nuk mund të shfajësohet, opozita ka pasur mundësi për të parandaluar shumë nga këto marrëzitë e kapjes së institucioneve. Shqipëria nuk mund të ecë në dy rrugë që nuk takohen me njëra tjetrën; rruga e kapjes së institucioneve dhe delegjitimimit të të gjitha institucioneve” tha Meta.

Share This Article