Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta I ka bërë thirre gjithë klasës politike që të mos vazhdojë të ecë në dy rrugë të kundërta të cilat nuk takohen kurrë me njëra-tjetrën, pasi në këtë mënyrë rrezikon procesin integrues.
Meta thekson se përpara Shqipërisë është një datë e rëndësishme për të ardhmen e vendit, 17-18 Tetor, kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të marrë vendim për çeshtjen e negociatave, ndaj Meta apelon që të dy palët politike t’u krijojnë mundësi qytetarëve shqiptarë që në 13 tetor t’i drejtohen zgjedhjeve te trefishta, për pushtetin vendor, pushtetin qëndror dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli. Presidenti Meta e mbyll postimin e tij me një thirrje që të reflektohet tani pasi më 19 tetor do të jetë shumë vonë.