Meta thirrje Ramës: Të dorëhiqet menjëherë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta i dha një ultimatum Kryeministrit Rama ku i kërkon “dorëheqjen urgjente”.

“Ai vetë (Rama) çfarë mund ti japi më shumë shqiptarëve veçse një dorëheqje të menjëhershme, për këtë dëm që po i bën të ardhmes evropiane, shkretim që po i bën vendit, dëmin që i ka bërë çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi”, tha Meta përballë analistëve te Syri.tv.

“Çfarë ka ai me marrëveshjen e 5 qershorit? Çfarë ka me zgjedhjet e lira e të ndershme? Pse i shkatërron ai zgjedhjet”, shtoi Meta.

Presidenti tha se Rama shkeli marrëveshjen e 5 Qershorit. “Për hapjen e negociatave, s’bëhet fjalë jo deri në 25 Prill, por deri në zgjedhjet e tjera nëse në 25 Prill s’ndodh një rotacion i përmasave të mëdha që ti japi legjimitet qeverisë së re”, shtoi kreu i shtetit.

Share This Article