Meta: Trashëgimia kulturore arbëreshe meriton të mbrohet e promovohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim përfaqësues të komunitetit arbëresh, gjatë të cilit theksoi nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut.

“Emocion dhe si përherë kënaqësi të takohem me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur arbëresh. E ngrohtë dhe vëllazërore ishte dhe biseda me Kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, Damiano Baffa. Vlerësova kontributin e jashtëzakonshëm të Arbëreshëve në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe theksova nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve tona, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut”, bëri të ditur Meta.

“Trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, meriton të mbrohet e promovohet dhe gjuha arbëreshe, që flitet prej shekujsh e trashëgohet brez pas brezi, të vazhdojë të jetojë”, tha Meta./ATSH/

Share This Article