Meta tregon se a do të bashkëpunojë me Berishën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në konferencën për shtyp presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunonte me Sali Berishën, nisur nga situata në PD.

Kreu i shtetit tha se kjo nuk ka sens, ndërsa theksoi se pas 25 prillit e ka përfunduar misionin e tij si president .

“Kjo është një pyetje fare pa asnjë sens. Që pas 25 prillit unë misionin tim si president të republikës e quaj të përfunduar por bëj detyrën. Do të kisha dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër, sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur dhe kohën e duhur. Unë bëra çdo gjë që të mos kapej reforma në drejtësi siç është kapur”, deklaroi ai.

Presidenti komentoi gjithashtu edhe protestën e 8 janarit gjatë fjalës së tij, ndërsa shprehu keqardhjen për dhunën e ushtruar sipas tij nga të dyja palët. Meta tha se policia bëri mirë që ndërhyri, por duhet të japë llogari edhe për denoncimin e bërë nga Belind Këlliçi për vjedhjen e zyrës.

Share This Article