Meta: U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas lajmit të hidhur të dhënë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, se ka ndërruar jetë edhe ushtaraku i dytë i kontigjentit shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni, major Klodian Tanushi, kanë reaguar kreu i Shtetit, Ilir Meta.

“I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të komandantit të kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni, major Klodian Tanushit. Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan presidenti Meta, i cili e mbyll mesazhin e tij duke iu drejtuar ushtarakut heroi ynë. “U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”.

Share This Article