Meta: Unifikimi më gjithëpërfshirës përballë rrezikut të shkombëtarizimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta përkujtoi sot Besëlidhjen e Lezhës, të cilën e cilësoi si unifikimi më gjithëpërfshirës i të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit.

Meta tha se, “vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë”.

“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021”, shtoi ai.

Për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe politikanë të tjerë shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë mbledhur në Lezhë, ku kryen homazhe dhe vendosën kurora në Obeliskun e Besëlidhjes.

Share This Article