ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 5 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 6 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 7 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 7 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta vendos për mosdekretim të ligjit për Buxhetin

albnews by albnews
10 December, 2020
in Albania, Technologji
0
Meta vendos për mosdekretim të ligjit për Buxhetin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur mosdekretimin e ligjit për Buxhetin faktik të vitit 2019.

Në një deklaratë mbi mosdekretimin me shpallje të ligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2019”, Presidenti është shprehur se, “nga shqyrtimi i përmbajtjes së këtij ligji, në raport me dokumente dhe të dhëna të tjera zyrtare mbi zbatimin e buxhetit të shtetit (2019), veçanërisht konstatimet nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e tij, Presidenti i Republikës, sjell në vëmendje të Kuvendit, qeverisë, si dhe vë në dijeni edhe qytetarët mbi disa problematika të theksuara, që lidhen me planifikimin dhe zbatimin buxhetor”.

RelatedPosts

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

“Në kushtet kur bëhet fjalë për një ligj që miraton buxhetin faktik, si dhe duke pasur në konsideratë sjelljen vijuese të Kuvendit ndaj çështjeve kaq delikate, kthimi i këtij ligji për rishqyrtim në Kuvend, nuk do të përbënte ndonjë ndryshim thelbësor.  Për këtë arsye Presidenti i Republikës ka vlerësuar ta lërë në heshtje këtë ligj, por duke kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa,  për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin”, ka shtuar Meta.

Ai fton Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin e Shqipërisë të reflektojnë mbi disa mangësi në realizimin e treguesve fiskalë.

“Raporti i buxhetit faktik tregon mosrealizimin e treguesve fiskalë të buxhetit të vitit 2019, për shkak të mungesës në vazhdimësi të një planifikimi joreal të të ardhurave publike dhe, për rrjedhojë, edhe të shpenzimeve buxhetore”, ka nënvizuar Meta.

“Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit, gjatë vitit 2019, janë realizuar në vlerën 460,349 milionë lekë, nga 486,677 milionë lekë të planifikuara ose 94.6% ndaj planit të rishikuara. Të ardhurat tatimore janë realizuar në masën 95.1%”, ka theksuar ai.

“Mosrealizim të lartë kanë treguar të ardhurat nga ndihmat, që janë realizuar në masën 8,811 milionë lekë kundrejt 15,500 milionë lekëve të planifikuara, ose 56.8 % ndaj planit. Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit, për vitin 2019, u realizuan në vlerën 491.897 milionë lekë, nga 519.577 milionë lekë të planifikuara sipas Aktit Normativ nr.11, datë 24.12.2019 dhe planit fillestar; pra, këto shpenzime janë realizuar 27,680 milionë lekë më pak se planifikimi ose e shprehur në përqindje, në masën 95%”, ka thënë Meta.

“Shpenzimet kapitale kanë treguar një mosrealizim të lartë në vlerën 74,993 milionë lekë nga 86,138 milionë lekë të planifikuara ose e shprehur në përqindje, në masën 85.7%. Raportime të ndryshme të nivelit të deficitit buxhetor, të detyrimeve të prapambetura dhe të borxhit publik, ndërmjet buxhetit faktik dhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, vijuar Meta.

“Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deficiti buxhetor në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, rezulton në masën 1.87%, brenda kufirit prej 2%.   Sipas raportit të KLSH-së, raportimi i zërave në pasqyrën e konsoliduar të treguesve fiskalë, vijon të mbetet formal, duke mos reflektuar saktë dhe në mënyrë të plotë nivelin real të shpenzimeve buxhetore dhe, për pasojë, edhe deficiti vjetor, i cili sipas KLSH-së, bazuar në një vlerësim të kujdesshëm, për vitin 2019, arrin në 2.27% të PBB-së.  Niveli më i lartë i deficitit buxhetor është në shkelje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë për vitin 2019”, ka thënë Meta ndër të tjera./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result