Meta viziton familjet e prekura nga tërmeti në Laç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë-Mamurras dhe Laç, ku u interesua për dëmtimet e shkaktuara, problemet dhe pasojat me të cilat përballen banorët në këtë situatë emergjence.

Presidenti Meta dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe i siguroi se do t’i ndjekë ato deri në zgjidhjen e plotë.

Po ashtu, Meta theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë e më të plotë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjitha pasojave.

“Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen. Me durim dhe me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”, u shpreh Presidenti./ATSH/

Share This Article