Meta viziton shtëpinë e pushimit të ushtarakëve në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga Këshilltari i Tij për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID 19.

Presidenti Meta vizitoi ambientet e kësaj qendre dhe u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e të gjitha standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht.

“Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetesore. Falenderoj  të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore”, u shpreh Presidenti Meta.

”Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore”, shkruan Meta në Facebook.

Share This Article