ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 3 hours ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 3 hours ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 3 hours ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 3 hours ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta vlerëson me “Nderin e Kombit” dy xhudistet e arta të Kosovës dhe trajnerin Kuka

albnews by albnews
9 August, 2021
in Albania
0
Meta vlerëson me “Nderin e Kombit” dy xhudistet e arta të Kosovës dhe trajnerin Kuka
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar të hënën me dekoratën “Nderi i Kombit” dy xhudistet kampione nga Kosova, fituese të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe trajnerin e tyre, Driton Kuka.

Në fjalën e tij, presidenti Meta tha se dy kampionet e njohur lartësuan krenarinë kombëtare dhe janë shembuj frymëzimi për sportistet e reja.

RelatedPosts

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, reagon Veliaj: Dekreti presidencial është antikushtetues, mandati nuk është personal

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

“Kur Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë në Rio, të gjithë shqiptarët u emocionuan. Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, sepse ishte hera e parë që Kosova prezantohej në një veprimtari të tillë dhe me shumë sukses, duke tërhequr mjaft vëmendje. Por tani, kur kemi dy të arta nga Tokio, sigurisht që nuk kemi të bëjmë thjesht me një ngjarje dhe me një talent të jashtëzakonshëm, siç ishte dhe është Majlinda Kelmendi, por kemi të bëjmë me një projekt të jashtëzakonshëm, me një vazhdimësi dhe një strategji, me një punë tepër profesionale, por edhe shkencore”, tha ndër të tjera Meta.

Kreu i shtetit shqiptar çmoi sportistet Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

“Në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera, Distria Krasniqi, si fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020, në sportin e xhudos, duke treguar aftësi profesionale dhe talent të padiskutueshëm. Me mirënjohje për pasionin dhe përkushtimin e saj duke dëshmuar cilësi të rralla si sportiste e nivelit botëror, duke ngritur lart krenarinë kombëtare. Në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera, Nora Gjakova, si fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020, në sportin e xhudos. Me mirënjohje ndaj talentit dhe personalitetit të saj, që e shndërroi në një shembull frymëzimi për sportistet e reja, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”.

Meta vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit” trajnerin Driton Kuka.

“Në shenjë vlerësimi për talentin dhe personalitetin e gjithanshëm të treguar në sport, me arritjen e rezultateve të larta në sportin e Xhudos, duke fituar me sportistet e tij medaljet e arta në Lojërat Olimpike Verore të Rios 2016 dhe Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020. Me mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në sportin e xhudos, që është kthyer në shembull frymëzimi për të rinjtë e të rejat, duke ngritur lart krenarinë kombëtare””, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

Në vijim të fjalës së tij përshëndetëse drejtuar autoriteteve të larta të sportit të Kosovës dhe Shqipërisë, sportisteve kampione olimpike dhe familjarëve të tyre, kolegëve dhe të pranishmëve në ceremoninë e vlerësimeve, Meta shprehu falënderimet e përzemërt për Distria Krasniqin, për Nora Gjakovën dhe për Driton Kukën, ‘’tre personalitete dhe kampionë të jashtëzakonshëm, të cilët sot kam privilegjin t’i vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, për arritjet e tyre madhështore në sportin e xhudos, për këtë diplomaci të jashtëzakonshme sportive që ju keni bërë, ashtu sikurse ishte dhe aderimi dhe prezantimi me sukses i Kosovës në UEFA dhe në FIFA’’.

“Këto triumfe dhe ‘Medalje të Arta’, kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer për imazhin e Kosovës, për të shtuar respektin ndaj saj në botë edhe nga ato vende që ende nuk e kanë njohur, sepse tashmë njohin fuqinë dhe ambicien e këtij vendi, që prezantohet denjësisht përmes këtyre kryeshqiponjave si Majlinda Klemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe gjithë ekipi i shkëlqyer i xhudos, së bashku me “arkitektin” Driton Kuka. Faleminderit për atë frymëzim që u keni dhënë të gjithë shqiptarëve, e sidomos të rinjve dhe të rejave, fëmijëve për të qenë plot ëndrra që këto ‘Medalje të Arta’ të shtohen nga shumë të tjera jo vetëm në xhudo, por edhe në sportet e tjera, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku janë në botë!”, përfundoi fjalimin e tij përshëndetës Meta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result