Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh”, aktorin Petrit Malaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i shtetit këtë të hënë përmes një ceremonie solemne ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”,aktorin e shquar Petrit Malaj ,me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike si në ekranin e kinemasë, ashtu dhe në skenën e teatrit; për kontributin e dhënë në organizimin dhe drejtimin e strukturave akademike të artit skenik”.

Pjesë e ceremonisë më marrjen e titullit nga aktoti Malaj në Presidencë ishin aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Universitetit të Arteve dhe personalitete të artit

Postimi i Metës:

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Universitetit të Arteve dhe personalitete të artit, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi aktorin e shquar Petrit Malaj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike si në ekranin e kinemasë, ashtu dhe në skenën e teatrit; për kontributin e dhënë në organizimin dhe drejtimin e strukturave akademike të artit skenik”.

Share This Article