“Metamorfoza”- Klodiana Lala: Do të ketë ish-kryebashkiakë dhe drejtues që do të vihën nën arrest

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të tjera detaje kanë dalë mbi operacionin “Metamorfoza”, ku ranë në pranga personazhe të njohur të botës së krimit dhe zyrtarë të Policisë.

Përmes një interviste në News 24, gazetarja Klodiana Lala është shprehur se dosja në fjalë mund të nxjerrë emra të rinj që mund të jenë përballë drejtësisë dhe fakte të reja.

“Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur.

Ndërkohë sipas Lalës, ardhja e të gjitha të dhënave nga SKY mund të japë një dritë të re të hetimeve mbi këtë ngjarje.

“Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e leksit të Druve siç i thonë ndryshe”.

Share This Article