‘Metamorfoza’/ Zbardhen rolet e të arrestuarve, Gjoka pagoi prokurorin Lita

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me arrestimet e bujshme, të fundit nga SPAK ditët e fundit.

Mësohet se biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për krijimin e kushteve për vrasjen e Gjin Boriçit dhe kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut. Ai gjithashtu akuzohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve pasi ka paguar prokurorin Xhevahir Lita për lirimin e Behar Bajrit.

Ndërkohë, shoferi i Pëllumb Gjokës, Edmond Preka, akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit dhe krijimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabellit, pasi e gjurmonte dhe fotografonte. Ai akuzohet gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje.

Asmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve të vrasjes së Dorian Dhules, Ibrahim Liçit dhe Genc Tafilit. Ish-polici Ardit Hasanbega, ishte gjithashtu pjesëmarrës në sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorian Dhules dhe Ibrahim Liçit.

Oltion Bistri akuzohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete, pasi dyshohet se komunikoi me Pëllumb Gjokën, të cilit i ka dhënë direktiva për mbylljen e lokalit të lojërave të fatit të kryeqytet. Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasi ka marrë para për të liruar Behar Bajrin.

Share This Article