Meta:Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar më shumë mbështetje për sektorin e blegtorisë.

Në një postim në Facebook, presidenti i referohet shifrave të INSTAT dhe shkruan se pas vitit 2017 blegtoria “po shkon drejt një rënie të lirë”.

Kjo sipas tij po bëhet faktor për shpopullimin e zonave rurale të vendit.

“Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”. Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë. Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!”, shkruan presidenti Meta.

Share This Article